05/10/2008

Rreth mendimit kritik

Mendimi kritik eshte aftesia per te menduar qarte dhe ne menyre racionale. Ai perfshin aftesine per tu perfshire ne mendime reflektive dhe te pavarura.
Nje person me mendim kritik mund te bej gjerat e meposhtme.

  •     kuptoje lidhjet logjike midis ideve
  •     identifikoje, ndertoje dhe vlersoje argumenta
  •     zbuloje gabime te zakonshme dhe mungese konsistence ne arsyetim
  •     zgjidhe probleme sistematikisht
  •     identifikoje lidhjet dhe rendesine e ideve
  •     reflektoje mbi justifikimin e besimeve dhe vlerave te veta

Mund te thuhet se qartesia dhe racionaliteti perbejne berthamen e konceptimeve te ndryshme mbi mendimin kritik.

Mendimi kritik nuk ka te beje me akumulimin e informacionit. Nje person me memorje te forte dhe me bagazh te madh faktesh nuk eshte e thene te jet mendues i mire kritik.
Nje mendues kritik eshte i afte te nxjerre rrjedhojat nga faktet qe njeh, dhe di gjithashtu si te perdore informacionin per te zgjidhur probleme dhe per te kerkuar burime te sigurta informacioni per veten.

Mendimi kritik nuk duhet ngaterruar me te pasurit argumenta, ose me te qenit kritik me persona te tjere. Megjithse aftesia e mendimit kritik mund te perdoret per te nxjerre ne pah te metat e nje arsyetimi te keq, mendimi kritik mund te luaj nje rol te rendesishem ne arsyetimin bashkpunues dhe detyrave konstruktive.
Mendimi kritik mund te na ndihmoje per te pervetsuar njohuri, permirsuar teorite tona, dhe per te perforcuar argumentat. Mund ta perdorim mendimin kritik per te rritur eficensen dhe efikasitetin e proceseve te punes dhe per te permiresuar institucionet tona sociale.

Mendimi i mire kritik mund te shihet si themeli i shkences dhe i nje shoqerie te lire demokratike. Skences i nevojitet mendimi kritik per esperimentimin dhe konfirmimin e teorive. Funksionimi i duhur i nje shoqerie liberale dhe demokratike ka nevoje per qytetare te afte per te menduar ne menyre kritike mbi ceshtjet sociale dhe per te dhene gjykimin e tyre te drejte mbi qeverrisjen e drejte dhe kapercimin e tendencave te paragjykimit.



burimi:  http://philosophy.hku.hk/think/critical/ct.php
titulli origjinal: About critical thinking

Scrivi un commento